Rritja e aktiviteteve social-kulturore nëpërmjet garantimit të hapësirave të dedikuara për grupmoshën e tretë dhe të rinjve deri në moshën 18 vjeç. Ky do të jetë rezultat i implementimit të projektit “Rritja e Kohezionit dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë”, projekt në kuadër tё Skemёs sё Granteve tё #PZHRSH-sё dhe implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA)”, me vlerë 33,906 EUR.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e kohezionit dhe gjithëpërfshirjes sociale në Bashkinë Këlcyrë. Për të arritur këtë objektiv, Bashkia ka planifikuar rehabilitimin dhe përshtatjen e 2 ambjenteve të saja si hapësira të hapura për komunitetin në tërësi dhe veçanërisht për dy grupmoshat kryesore: Mosha e Tretë dhe Të Rinjtë deri në moshën 18 vjeç. Të dyja këto grupmosha, përbëjnë rreth 25 % të banorëve të Bashkisë Këlcyrë.

Kjo ndërhyrje do të bëjë të mundur që grupmosha e tretë të ndihet e mbështetur nga ana e Bashkisë dhe të kalojë kohën e lirë në mënyrë cilësore. Gjithashtu ambjentet e reja dhe të rehabilituara do të bëjnë të mundur zhvillimin e kreativitetit të të rinjve dhe zhvillimin e talenteve me një qasje të barabartë të shoqërisë.

Bashkia Këlcyrë punon dhe investon në ndërtimin e hapsirave për rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të qytetit.

 

 

AlbaniaUSA