Te nderuar anëtarë të komunitetit të bashkisë Këlcyrë!  Këshilli i Bashkisë Këlcyrë, ka publikuar një sondazh online i cili jep informacion të përmbledhur për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në bashki gjatë vitit 2020 duke dhene mundesi tërheqjen e mendimit tuaj, të biznesit, shoqërisë civile dhe medias lidhur me prioritetet që keni për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit dhe do ta ndihmoje ate, për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga ju.
Këshilli i Bashkisë fton të gjithë komunitetin të marrë pjesë në plotësimin e sondazhit!
Sondazhi mund të aksesohet duke klikuar kete link
Ju mund te aksesoni direkt pyetjes duke u ridrejtuar ketu
AlbaniaUSA