

Delegacioni i NaturEUnite viziton zonën e Këlcyrës për të promovuar mbrojtjen e natyrës dhe ekoturizmin e qëndrueshëm në bashkëpunim me ASDO
Në kuadër të projektit NaturEUnite, përfaqësues të organizatave mjedisore, bashkive dhe parqeve natyrore nga Shqipëria, Sllovenia, Letonia, Lituania dhe Estonia zhvilluan një vizitë treditore në jug të Shqipërisë, nga 21 deri më 23 mars 2026. Kjo vizitë shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe diskutimin e praktikave më të mira në fushën e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit rural.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit eksploruan disa zona të rajonit të Përmetit, përfshirë edhe Këlcyrën, ku vizituan Agrobiznesi AOOS Bio Farms. Ata u njohën nga afër me praktikat e fermës për bujqësi të qëndrueshme, iniciativat e saj për zhvillimin rural dhe patën mundësinë të degustojnë produkte bio të prodhuara në vend. Vizita tregoi se si bizneset lokale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës, duke promovuar njëkohësisht praktika miqësore me mjedisin dhe bujqësinë organike.
Pjesë e programit ishte edhe vizita në Rezervatin e Biosferës të UNESCO-s, Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa. Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e pushtetit vendor në mbrojtjen e natyrës dhe shkëmbyen përvoja mbi mënyrat e përfshirjes së komuniteteve lokale në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
Ky shkëmbim kulturor dhe profesional theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e sfidave të përbashkëta mjedisore dhe tregoi se partneriteti ndërmjet bashkive, bizneseve lokale dhe organizatave mjedisore mund të kontribuojë njëkohësisht në ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Projekti NaturEUnite vazhdon të forcojë bashkëpunimin mes partnerëve evropianë, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira në dobi të komuniteteve dhe mjedisit.
NaturEUnite Delegation Visits Këlcyrë Region to Explore Sustainable Nature Protection and Eco-Tourism in collaboration with ASDO
As part of the NaturEUnite Project, representatives from environmental organizations, municipalities, and nature parks across Albania, Slovenia, Latvia, Lithuania, and Estonia gathered in southern Albania for a three-day visit from March 21–23, 2026. The exchange provided an opportunity for participants to share knowledge, strengthen international partnerships, and explore approaches to sustainable tourism, environmental conservation, and rural development.
During the visit, participants traveled throughout the Përmet region, including a stop in Këlcyrë, where they visited Agrobusiness AOOS Bio Farms. Participants toured the farm, learned about its sustainable agricultural practices and ongoing initiatives, and sampled a variety of locally produced products. The visit showcased how local businesses can contribute to regional development while promoting environmentally responsible practices and preserving BIO agriculture.
Throughout the exchange, participants also explored the UNESCO Biosphere Reserve: Vjosa Wild River National Park, discussed the role of local governments in conservation, and shared experiences on engaging communities in protecting natural and cultural heritage.
This cultural exchange program reinforced the value of international cooperation in addressing shared environmental challenges and demonstrated how collaboration between municipalities, local businesses, and environmental organizations can support both conservation and sustainable economic development. The NaturEUnite project continues to strengthen partnerships across Europe, encouraging the exchange of ideas and best practices that benefit communities and nature alike.
